Afrim Hajrullahu u lind më 22 nëntor 1970 në Prishtinë. U diplomua në Akademinë e Arteve, Dega e Pikturës. Nga viti 1989 ka punuar si fotograf profesionist për revista ditore dhe javore në Kosovë. Gjithashtu puna e tij është botuar në këto revista: Paris Match, Liberation, El Pais, New Yorker, Photo District News, La Republica.