Skoria gjigante, grumbull e hirit toksik dhe baltës… një oxhak i trashë e i neveritshëm nxjerrë tym e pluhur në ajër… makinat e moçme të ndryshkura rrëgjojnë njerëzit që punojnë me to… thëngjilli i zi i këputur nga peizazhet e bardha të mpira: këto janë disa nga imazhet nga ekspozita e re e Afrim Hajrullahut, “How do we get the light?”
Dritat ikën në Kosovë në korrik të vitit 2002, kur centrali kryesor elektrik qe goditur nga rrufeja. Centrali i vjetëruar elektrik shpërtheu në flakë, duke e përgjysmuar furnizimin elektrik të Kosovës, që ishte edhe më parë joadekuat.
Derisa vëmendja e Kosovës tash është fokusuar në masat emergjente për ta riparuar centralin elektrik para se dimri kafshues ballkanik të mbërrijë, Afrim Hajrullahu ka përgatitur një ekspozitë fotografish ku shihet procesi i prodhimit të rrymës në provincë.
Foto aparati ju shpie te xehet e Mirashit, ku linjiti nxirret nga të çarat e mëdha të peizazhit për të ushqyer kazanat e turbinat e Obiliqit. Një makinë e madhësisë së ndërtesës fut ruspat e rrotullimit thellë në damarin e thëngjillit të cilësisë së dobët. Rrotat e saja të dhëmbëzuara vështrojnë nga lart njerëzit që e kontrollojnë atë, duke sjellë në mendje imazhet nga filmi “Metropolis” i Fritz Langut.
Njerëzit rrallë shihen në këto fotografi, ku peizazhet e shkretuara e të shkatërruara mbizotërohen nga makinat..
Aparati fokuson oxhaqet, turbinat dhe sallat e kontrollit të centralit elektrik. I vjetër më shumë se 30 vjet, më shpejtë po rrënohet se sa që mund të riparohet. Vizioni i Afrimit ofron një shikim të shpejtë në monstrumin industrial të erës komuniste: i madh, i shëmtuar, i vjetëru-ar, megjithatë disi ende po mbahet duke çaluar. Centrali ndotës tallet me koncernet moderne mjedisore. Poashtu parashtron një pyetje të rëndësishme: Si do të ballafaqohet Kosova me nevojat urgjente në rrugën e vet drejt ardhmërisë së saj.
David Balham / Prishtinë, Kosovë
Giant slag heaps of toxic ash and sludge… a chimney pumping columns of smoke and dust into the air… ancient rusting machines dwarfing the men who work with them… black coal torn from a stark white landscape: These are some of the images from Afrim Hajrullahu’s new exhibition, “How do we get the light?”
The lights went out in Kosovo in July 2002 when the main power station at Obiliq was hit by lightening. The outdated generating plant burst into flames, leaving Kosovo’s already inadequate electricity supplies cut in half.
As Kosovo’s attention now focuses on emergency measures to repair the power plant before the biting Balkan winter hits, Afrim Hajrullahu has put together an exhibition of photos showing how the province’s electricity is generated.
The camera takes you to the mines of Mirash, where lignite is ripped from giant gashes across the landscape to feed the boilers and tur-bines of Obiliq. A machine the size of a building thrusts a rotating blade deep into a vein of low-grade coal. Its huge gear wheels tower above the men who control it, bringing to mind images from Fritz Lang’s film “Metropolis.”
Men are only rarely seen in these photos, in which bleak and ruined landscapes are dominated by machines.
The camera moves to the chimneys, turbines and control rooms of the power plant itself. More than 30 years old, it is decaying faster than it can be repaired. Hajrullahu’s vision provides a rare glimpse of a Communist-era industrial monster: vast, ugly, decrepit, but somehow still limping along. The pollution-belching plant makes a mockery of modern environmental concerns. It also raises an important ques-tion: How will Kosovo meet its urgent energy needs as it moves toward the future?
David Balham / Pristina, Kosovo