Mistiku fetar si një dimension më i thellë i besimit dhe kuptimit të asaj që është përtej perceptimit tonë tokësor, ka dhe gjithmonë do të ketë fuqinë magjike të afrimit të njerëzve. Bëhet fjalë për një botë specifike me një kuptim të plotë të vendosur, i cili është i fshehur.
Misticizmi islam ose Tesavufi është një sistemi karakteristik i të menduarit, përkatësisht një metodë e bashkimit të njerëzve dhe bashkimit të tyre me Zotin (Allahun), e cila arrihet me zhvillimin e aftësive intuitive dhe emocionale-shpirtërore. Si dimension shpirtëror islam, Tesavufi përfaqëson një përpjekje të vendosur për të përjetuar modalitetet e porosisë shpirtërore të profetit Muhamed dhe për pasurimin e kësaj porosie; e gjithë kjo bëhet vetëm për të arritur të pakufishmen dhe me ndihmen e shkatërrimit të “egos” individuale, njeriu kthehet sërish në gjendjen e padiferencuar, që do të thotë në gjendje Absolute.
Realizimi praktik i gjithë kësaj mund të arrihet me Tesavufe (Tarikate) institucionale ose me rende që kanë të bëjnë me këtë realizim praktik sipas modaliteteve të ndryshme të ritualeve dhe lutjeve, me synimin përfundimtar që të çlirohet shpirti i njeriut dhe të ndryshohen veset për mirësinë. Është bërë shumë punë në atë që një njeri të kapërcejë botën e shqisave dhe të arrijë botën e realitetit shpirtëror.
Dervishët shqiptarë të Kosovës janë përfaqësues autentikë të një mendje të tillë fetare. Edhe pse për ta dihet pothuajse gjithçka, nga rendi i tyre deri te ritualet e tyre mistike, por janë të paktë ata që e dinë në ditët e sotme se ky besim i dervishëve daton që nga shekulli i shtatë, kur u shfaqën dallimet e para në mesin e botës islame dhe kur sufitë filluan të ndaheshin nga muslimanët e tjerë, sa i përket mënyrës së jetesës dhe veshjes. Vetë fjala sufi do të thotë mistik dhe tregon se ky grup njerëzish fetarë dhe asket besonin në fenë e tyre islame pak më ndryshe nga besimtarët e tjerë islamikë. Kështu, edhe në mesin e shqiptarëve të Kosovës ka shumë besimtarë të tillë, të cilët përmes kësaj mendjeje fetare gjejnë rrugën e tyre drejt Zotit.
Çdo vit më 20 mars dervishët kanë festën e tyre kryesore të quajtur Nevruz, dita e lindjes së Hazret Aliut, trashëgimtarit të parë të profetit Muhamed. Ngjarja ceremoniale e kësaj dite është unike: me shpata dhe kamë të gjata bëjnë therje rituale. Qëllimi i këtij rituali është që besimtari të bindet që Zoti është i plotfuqishëm dhe se Zoti i mbron besimtarët edhe kur ata kanë të bëjnë me gjëra të pabesueshme.
Ceremoniali fillon me këndimin e ilahive (lutjeve), pas tyre vijon Zikri – përsëritja e vazhdueshme e emrit të Allahut, e cila kombinohet me lëvizjet ritmike të trupit; e gjithë kjo vazhdon deri në rraskapitje. Qëllimi i pjesës së kësaj ceremonie është të ndajë shpirtin nga trupi. Më pas vijon Sema – ceremoniali mistik, kur ndodhin therjet mistike, që do të thotë se Shehu godet ritualisht pjesë të trupit të dervishëve nën tingujt e instrumenteve të veçanta. Po ashtu, dervishët me përkushtime të mëdha dhe të cilët plotësisht ibinden Allahut i bëjnë gjërat e tilla, bile edhe Shehu mund t’i ndihmojë nëse ata duan. E gjithë ceremonia zgjat rreth 5 orë.
GOD SAVES THE DEVOTEES
The religious mystic as a deeper dimension of trusting and understand of that which is beyond our earthly perception, have and will always have the magic power of bringing closer the people. It is about a specific world with a complete determined understanding, which is a hidden one.
Islamic mysticism or Tesavuf is a characteristic system of thinking, respectively a method of bringing people together and uniting them with God (Allah), which is achieved with developing of intuitive and emotional-spiritual abilities. As an Islamic spiritual dimension the Tesavuf represents a determined attempt in experiencing the modalities of the prophet Mohammed’s spiritual message, and for enriching this message; all this is being done just to achieve the limitless and by the help of destroying the individual “ego”, a man comes back again to the un-differenced state, which means in Absolute state.
The practical realization of all this can be achieved with institutional Tesavuf (Tarikats) or orders, which have to do with this practical realization according to the various modalities of rituals and prayers, with a final goal that the spirit of the man can be freed from slavery and that the vices should be changed for the kindness. A lot of work has been done toward that a man to overpass the world of senses and to achieve the world of spiritual reality.
Kosovar Albanians’ dervishes are the authentic representatives of such a religious mind. Although that almost everything is known about them, from their orders to their mystical rituals, but there are only a few who knows that nowadays this dervishes’ believing goes back to the seventh century, when the first differences appeared among the Islamic world and when Sufi’s began to go separately from other Muslims, as for their way of living and dressing. The word Sufi itself means a mystic tells this group of religious and ascetic people believed in their Islamic religion a little bit differently from other Islamic believers. Thus, even among Kosovar Albanians there are a lot of such believers, which through this religious mind find their own way toward the God.
Every year on March 22, dervishes have their main holiday called Nevruz, the day of Saint Ali’s birth, the first heir of Mohammed the prophet. This ceremonial takes event on this day is unique: with swords and long daggers they do the ritual stabbings. The aim of this ritual is that the believer should be convinced that the God is almighty and that the God protects the believers even when they have to deal with unbelievable things.
The ceremonial begins with the singing of ilahi’s (prayers), after them follows the Zikra – the continual repeating of Allah’s name, which is combined with rhythmical movements of body; all this continuous until the exhaustion. The aim of this ceremony’s part is to divide the soul from the body. Then Sema follows – the mystic ceremonial, when the mystical stabbings occurs, which means the Sheikh stabs ritually dervishes parts of body under the sound of particular instruments. Also, the dervishes with great devotions and who are completely convinced to Allah they commit such things to themselves, even that the Sheikh can help them if they want to. The whole ceremonial lasts about 5 hours. So, from these pictures anyone can be convinces that God really protects the believers.
Afrim Hajrullahu